E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca për ekonominë, Rama: Reforma rrënjësore për një model të ri zhvillimi

Ndërsa ekspertë ekonomike kanë paralajmëruar prej kohësh se sfida kryesore me të cilën do të përballet qeveria e re në shtator do të jetë ekonomia, vetë kryeministri i ardhshëm Edi Rama deklaron se objektivi i qeverisë së tij është formimi i një modeli të ri zhvillimi. Duke folur në sesisionin e dytë të Konferencës së Partisë Socialiste, Shqipëria e gjeneratës tjetër, Rama tha se kjo mund të arrihet vetëm përmes një reforme rrënjësore.

Gjendemi përpara sfidës për të ndërtuar një model të ri zhvillimi, bazuar tek prodhimi, punësimi, transformimi i sistemit tonë arsimor dhe rritja e peshës se cilësisë së arsimit profesional. Bazuar tek domosdoshmëria për të kaluar nga një gjendje prapambetjeje në fshatin në një zhvilllim modern rural. Bazuar tek bindja se turizmi do të kthehet nga një fushë prurjesh që i mbeten spontanitetit në një industri që do të prodhojë vende punë. Të gjitha këto janë të mundura vetëm përmes një reformë rrënjësore të sistemit qeverisës, të institucioneve që rriten me ekonominë dhe sipërmarrjen, të marrëdhënies së qeverisë me sipërmarrësin dhe të sipërmarrësit me qeverinë.- deklaroi Kryesocialisti.

Duke risjellë në vëmendje sfidat integruese të vendit tonë, Rama nënvizoi se Evropën e ëndërruar ta bëjmë këtu në bashkëjetesën e re që do të krijojë konkureshmëri dhe meritokraci.

Ndërsa Arben Ahmetaj në fjalën e tij theksoi se një tjetër sfidë për qeverinë mbetet borxhi i trashëguar nga qeveria ende në detyrë.

Qeveria duhet të ndërmarrë vendime që do të nxisnin sektorët e industrisë që do të formësoheshin në bazë të platformës së lirë. 2 sfida: Sfida urgjente dhe sfida afatmesme dhe afatgjata. Në ditët e pra qeveria dhe shoqëria do të përballet me sfidën e borxhit publik dhe atë që qeveria i detyrohet biznesit. 400 milionë euro që qeveria i ka borxh komunitetit të biznesit. Sfidë tjetër situata emergjente e energjisë, për 6 muajt që vijnë. Kjo është sfidë aftshkurtër. Rritja ekonomike nuk duhet të mbetet retorike. Asgjë nuk do të ndodhe nëse ne si qeveri dhe gjithë aktoret nuk shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme, tha ai.

Në Konferencën e ditës së sotme marrin pjesë personalitete nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara nga fusha të ndryshme, ish ministra, guvernatorë dhe drejtorë bankash apo edhe gazetarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›