Konferencë akademike në 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-Kinë

TIRANË, 11 nëntor/ATSH/ Akademia e Shkencave zhvilloi sot një konferencë shkencore ndërkombëtare në kuadër të 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kinës.
Në aktivitet ishte e pranishme edhe ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, Pang Çunshue.
Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës u shpreh se 75 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, mes Shqipërisë e Kinës është ruajtur miqësia dhe bashkëpunimi në të gjitha fushat.
“Duke hyrë në epokën e re, marrëdhëniet Kinë–Shqipëri kanë mbajtur gjithmonë një vrull të mirë zhvillimi. Eksporti i produkteve bujqësore, si mjalti dhe bulmeti në Kinë, ka vazhduar të zgjerohet. Në vitin 2023 të dyja palët nënshkruan një marrëveshje reciproke për heqjen e vizave dhe një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin turistik, duke i bërë shkëmbimet njerëzore mes dy vendeve më të shpeshta” ka deklaruar ambasadorja.
Çunshue shtoi se, në 2024, nga janari në shtator vëllimi tregtar Kinë–Shqipëri arriti në 839 milionë dollarë, një rritje prej 2% krahasuar me të njëjtin periudhë. Kina u bë partneri i dytë më i madh tregtar i Shqipërisë. Nga janari në korrik, 13 mijë turistë kinezë vizituan Shqipërinë.
Përfaqësuesja e Pekinit në Tiranë vuri në pah se misioni i përhershëm i administratës kineze mbetet promovimi i zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
75-vjetori Shqiperi-Kine. Fotot nga Agim Dobi 1 nga 8/a.f/