Konferencë mbi arritjet dhe problemet e shqipes standarde

“Në konferencë do të diskutohen problemet e ndryshme të shqipes standarde (si dhe të procesit e të standardizimit), të kulturës së gjuhës, të shkallës së zotërimit dhe të zbatimit të shqipes standarde, sidomos në ligjërimin e shkruar, duke nisur që nga institucionet shtetërore (Kuvendi – në debate dhe në tekste ligjesh, Qeveria, Administrata), në institucione arsimore e kulturore (shkolla, universiteti, teatri, televizioni, debate publike) e deri në veprimtarinë botuese (libra shkollorë e universitarë, botime shkencore, letërsi e kritikë letrare, shkrime filozofike...) dhe në përdorimin në shkrime publike (shpallje e njoftime institucionesh, vendime gjykatash, pllakate e shkrime të tjera)”, nënvizohet në njoftimin e organizatorëve të konferencës.