Konference nderkombetare per te rikthyer naften te naftetaret
Paraditen e të shtunës kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, prezantoi ekipin e tij të Rilindjes në Roskovec dhe në Patos. Ai premtoi zhvillimin brenda vitit të një konference ndërkombëtare pikërisht në Patos, për të rikthyer naftën te naftëtarët.
Tingujve të klarinetës nuk i rezistoi dot as kryetari. Në Patos vallen e Rilindjes e hodhi edhe Rama.
Por merakun e kishte në Tiranë, ku Berisha kishte marrë çmimin për kontributin e tij në shëndetësi.
Përpara naftëtarëve të Patosit, Rama u angazhua që të zhvillojë një konferencë ndërkombëtare brenda një viti, për të zgjidhur problemet e tyre.
Para Patosit, Rama u ndal edhe në Roskovec, ku u bëri thirrje demokratëve që t’i bashkohen ekipit të tij e më 23 qershor të zgjedhin nr. 29.
Lideri socialist theksoi se vendimi për kë të votosh nuk duhet marrë duke u nisur nga tesera e partisë që ke në xhep. Ai shprehu bindjen se 23 qershori do të jetë dita e madhe e familjeve të zakonshme.