Berisha Townhall me fermerët në Gosë të Kavajës
Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se filozofia e qeverisë është ajo e taksave të ulta duke shtuar se në thelb të kësaj filozofie është iniciativa e lirë.
Ndërsa ka folur në një townhall në Gosë të Kavajës, kryeministri Berisha përmendi disa nga reformat e ndërmarra nga qeveria në ndihmë të sipërmarrësve.

Në çdo skaj të vendit është djersa juaj, puna juaj fisnike. Kudo që shkoj konstatoj një përpjekje të madhe tuajën. Ne kemi investuar në fshat mbi 60% të buxhetit dhe do të vazhdojmë me investime edhe në të ardhmen. Ne besojmë se se kudo që jeton në qytet apo në fshat duhet të kesh infrastrukturë moderne, rrugë të asfaltuara, shkolla me kushte moderne për fëmijët dhe çdo gjë tjetër. Ky është një projekt madhorku janë investuar miliarda. Përpara 5 apo 6 vjetëve fshati ishte në baltë për shkak të rrugëve, sot të paktën tre të katërtat e rrugëve janë asfaltuar dhe ne do të asfaltojmë dhe një të katërtën që ka ngelur. Ne do të bëjmë gjithëçka që ju të mëkëmbeni sa më shumë. Djersa juaj shkon dhe për shoqërinë dhe jo vëtëm për familjet tuaja. Prodhimet tuaja kanë një efekt të rëndësishëm brenda vendit. Ju jenu të barabartë përpara ligjit dhe duhet të keni infrastrukturë të njëjtë, u shpreh kryeministri Berisha.
Vijon…