E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfindustria: Qeveria e re të jetë profesionale për koncesionet

Konfindustria, duke marrë shkak nga deklarimet e fundit të përfaqësuesve të koalicionit fitues të zgjedhjeve  të përgjithshme të vitit 2013 përgjegjes në përgatitjen e programit qeverisës për rishikim të të gjithë koncesioneve të deritashme, kërkon mbajtjen e një qëndrimi të kujdesshëm dhe profesional gjatë proçesit në fjalë.

Konfindustria, duke shprehur mbështetjen e  plotë ndaj mbrojtjes së domosdoshme të interesit publik në lidhje me procedurat e dhenies dhe menyres se zbatimit te koncesioneve të perfituara në fusha të ndryshme të ekonomisë kombëtare, njëkohësisht kërkohen,  që çdo rishikim i politikave të ndjekura deri më tani të mbështetet me çdo kusht në marrëveshjet ligjore ndërmjet palëve.

Konfindustria vlerëson, se qeveria e dalë nga zgjedhjet e fundit duhet të jetë profesionale dhe e paanshme në vleresimin e politikave koncesionare të ndjekura nga qeveria paraardhese. Në këtë kuptim çdo veprim i nxituar dhe jo profesional i sotem ne emer te qeverise se ardhme shqiptare ndaj politikave koncesionare edhe nëse do te niset nga qellimi i mire i mbrojtjes se interesit publik do te ishte nje goditje e rende per investimet sidomos ato te huaja te sotme dhe te neserme. Ne kete rast, jo vetem do te zvogelonim ndjeshem edhe – mundesine e mbrojtjes se interesit publik nga perfituesit spekullante te licencave te koncesioneve te ndryshme, por njëkohesisht do të kishim – goditje të drejtperdrejtë në afatgjate ndaj investimeve në përgjithësi dhe tërheqjes së investimeve të huaja në vecanti. Gjithashtu rrezikojme te krijojme shkaqe te paarsyeshme per penalizimin e shtetit shqiptar nga arbitrazhet dhe gjykatat nderkombetare.

Duhet të kujtojmë, se në jo pak raste shteti shqiptar është penalizuar për ndërprerje të njëanshme te kontratave me investitorë të huaj. Rasti i penalizimit të shtetit shqiptar të disa viteve më parë me një gjobe prej më shumë se 20 milionë euro për prishjen e njëanshme të koncesionit të hekurudhës Tiranë-Durrës është shembull i qartë për të shpjeguar sa më sipër përfundon deklarata e Konfindustrisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›