Rinis numërimi i kutive të Laçit, Zguri: Dje u konstatuan deformime të mëdha
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon edhe sot me rinumërimin e kutive të votimit të qarkut të Lezhës, pas vendimit për thellimin e hetimit në këtë zonë zgjedhore.
Rinumërimi po bëhet nga 8 grupe numërimi, me nga 2 anëtarë, ndërsa sot është parashikuar që të rinumërohen kutitë e Laçit, dhe përkatësisht ZAZ 14 dhe 15 ku palët pretendojnë se ka pasur manipulime të zgjedhjeve.
Në këtë zonë PS ka kërkuar pavlefshmëri të zgjedhjeve për shkak të problematikës së konstatuar në ditën e zgjedhjeve.