Konfindustria kundër vendimit për uljen e normës bazë të interesit
Politikat e Bankës Shqiptare janë një hap mbrapa në mbajtjen e situatës ekonomike nën kontroll. Shqetësimi për këtë është ngritur nga Konfindustria, ku administratori Gjergj Buxhuku në një deklaratë për mediat shpreh rezervat ndaj vendimit të fundit të Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit.
Në deklaratë thuhet se Konfindustria vlerëson, se sikurse ne vazhdimesi ne gjithe periudhen kohore, qe perkon me krizen globale dhe percjelljen e pasojave te saj ne ekonomine shqiptare, Banka e Shqiperise ka qene e vonuar ne kohe ne marrjen e masave lehtesuese per nxitjen e kreditimit nga sistemi bankar. Sipas Konfindustrisë vonesat e nderhyrjeve nga ana e Bankës së Shqipërisë shoqeruar dhe me mundesite e kufizuara objektivisht per arsye se portofoli i kredive vetem ne 1/4 e mases se pergjithshme eshte ne monedhen kombetare Lek si dhe me gjendjen e pakenaqshme te shkalles se konkurences ne sistemin bankar te nivelit te dyte me shenja te dukshme oligopoli, kane renduar gjendjen e biznesit dhe ekonomise reale shqiptare.
Për këtë arsye shprehet Buxhuku pasoja te qarta te politikave te mesiperme jane rritja ne shkalle te larte dhe prej 25% te kredive me probleme ne masen e pergjithshme te portofolit te kredive si dhe perhapjen e dukurise se rrezikshme te marrjes se parave me fajde nga bizneset si menyre plotesuese e kreditimit te munguar nga sistemi bankar.
Kjo situatë sipas tij jo vetem nuk ka lehtesuar ndikimin e krizes globale ne ekonomine reale te vendit, por e ka renduar me tej duke ndalur ne menyre skajore kreditimin per biznesin dhe qytetaret edhe pse ne raport me vendet e rajonit depozitat dhe kursimet e qytetareve ne sistemin bankar dhe ne mungese te tregut te kapitaleve kane qene ne shkalle te kenaqshme.
Për më shumë pothuajse gjatë gjithe periudhes kohore te krizes globale 2008-2013 inflacioni ka qendruar ne skajet fundore te shenjestrimit te parashikuar, duke e bere te pashpjegueshem mosnderhyrjen ne kohe te Bankës së Shqipërisë.