Konfindustria publikon raportin 9-mujor

Arkiv Industria në vend nuk ecën sipas kapacitetit të duhur, duke dëshmuar edhe një herë situatën e vështirë ku ndodhet biznesi në tërësi. Pavarësisht raporteve të BSH-së apo INSTAT-it, për ‘parajsë ekonomike’, vetë bizneset raportojnë për gjendje kritike të financave të tyre, shkaktuar nga mungesa e shitjeve.
Sipas gazetës ‘Shqip, Konfindustria, në të parën herë të raportimit të situatës, bën me dije sektorët më në vështirësi, për periudhën janar-shtator 2011, krahasuar me 2010-n. “Analiza krahasuese e sektorëve industrialë është mbështetur në dy tregues bazë, përkatësisht: shitjeve të realizuara dhe fitimit të maturuar”, tregon administratori i përgjithshëm, Gjergj Buxhuku.
Mbështetur në të dhënat e ardhura nga grupet e industrive, të ndara sipas sektorëve kryesorë, arrihet në përfundimin se gjendja e prodhimit industrial në vend, në vija të përgjithshme, është e njëjtë me 9-mujorin e vitit 2010, me veçori kryesore vazhdimësinë e mungesave të likuiditetit. “Ndërkohë, kryesisht në sektorët që prodhojnë për eksport, janë vënë re shenja përmirësimi gradual krahasuar me vitin 2010 dhe sidomos me dy vitet pararendëse (2008-‘09)”, thuhet në raport.
Sektori i industrive ushqimore të prodhimeve plotësisht bazike për nevojat e konsumatorëve si industria e miellit, e mishit, si dhe industria e prodhimit të qumështit bashkë me nënproduktet e tyre, përgjithësisht kanë treguar qëndrueshmëri në 9-mujorin e parë të vitit 2011 për treguesin e “shitjeve”. Ndërkohë industritë e mësipërme kanë rënie të treguesit të “fitimit”, kryesisht si pasojë e veprimit të bashkërenduar dhe grumbullues/kumulativ të dobësimit të lekut dhe sidomos kundrejt dollarit amerikan dhe njëkohësisht, rritjes së çmimit të lëndëve të para si “drithërat” dhe “mishi” në tregjet ndërkombëtare, argumentohet në raportin e publikuar dje nga Konfindustria.
Sa u takon sektorëve të tjerë, si ai i industrisë ushqimore të prodhimeve jo bazike për nevojat e konsumatorëve (prodhimet joalkoolike, alkoolike, birra, konservat etj.) vërehet rënie e njëkohshme e treguesit të “shitjeve” dhe të treguesit të “fitimeve”.
Po ashtu, sektorët industrialë të lidhur drejtpërdrejt ose tërthorazi me sektorin e ndërtimit, si industria mekanike, e përpunimit të hekurit dhe e llamarinave, e prodhimit të tullave dhe tjegullave, mobilieve, plastikës, letrës etj., “vazhdojnë përgjithësisht në nivelet e periudhës së vitit 2010, që nga ana e tij është një tregues qartësisht negativ kundrejt 2 viteve paraardhëse 2009 dhe 2008”, theksohet në raport. Buxhuku nënvizon faktin se, në mjaft nga sektorët e lartpërmendur vihet re me shqetësim dhe një shkallë e lartë e vonesave të pagesave nga të tretët/porositësit për volumet e prodhimeve të kryera.
Më mirë paraqiten sektorët e industrisë që shërbejnë për eksportet, të cilët futen në kategorinë e industrisë së rëndë dhe që janë energjia elektrike, nafta, mineralet, çeliku etj. Këta sektorë kanë pasur tregues të qëndrueshëm të shitjeve dhe fitimit në 9-mujorin e vitit 2011 krahasuar me vitin 2010, si pasojë e vazhdimit të qëndrueshmërisë së kërkesës nga tregjet ndërkombëtare për lëndë të para dhe çelik.
Përmirësime dhe i njëjti përfundim është edhe për industritë “fason” (kryesisht këpucë, tekstile), si pasojë e një kërkese të shtuar nga tregjet ndërkombëtare dhe rënies së ndjeshme të ofertës nga vendet e Afrikës së Veriut.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Buxheti, tjetër shkurtim shpenzimesh
Duket se Ministria e Financave nuk është më në gjendje të planifikojë si duhet realizimin e të ardhurave dhe investimet në tërësi. Ekspertët e kësaj ministrie hartuan në korrik planin e shkurtimit të 18 miliardë lekëve, si masë paraprake për të stabilizuar financat dhe deficitin, por edhe si reagim ndaj mungesës së të ardhurave. Parandalimi i borxhit
Ideja për të kufizuar qeverinë në marrjen e borxhit gjen mbështetje edhe tek ekspertët më të mirë brenda maxhorancës. OST shpjegon përse u anullua ankandi
Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) deklaroi dje se, një ankand i zhvilluar prej saj në korrik “u anulua për arsye procedurale” dhe jo “pa shkak”, siç është raportuar disa ditë më parë nga gazeta “Shqip”. Borxhi, interesat e bonove të thesarit ulen
Vendimi i Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit për lekun shqiptar solli efektet e para këtë javë, kur interesat e bonove të thesarit të qeverisë u reduktuan, informoi e përditshmja “Shqip”, të shtunën. Kontrolli i naftës, qeveria përgatit koncesionin
Një vendim i qeverisë, i cili nuk u publikua në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, pritet të japë me koncesion shërbimin e kontrollit të cilësisë së naftës, pasi një kompani e huaj ka bërë një “propozim të pakërkuar”, informoi e përditshmja “Shqip”, në numrin e saj të ditës së shtunë.
Lajmet kryesore
Buxheti, tjetër shkurtim shpenzimesh
9-mujori: Më pak të ardhura, më pak investime. Mungojnë 7 miliardë lekë
Aleanca kundër importit të plehrave
Berisha në Peshkopi
PS: Votoi 64 përqind e anëtarësisë
Tërmet i fuqishëm në Turqi