Turqi 217 persona te vdekur nga termeti

Një tërmet 7,2 ballë i shkallës Rihter ka goditur lindjen e Turqisë, duke vrarë 217 persona në një qytet të vetëm.
Epiqendra e lëkundjeve të fuqishme të tokës ka qenë shumë pranë Vanit të goditur më rëndë. Dhjetëra ndërtesa janë shembur aty dhe në qytetin Erkis, ndërsa ka dhe raporte për dëmtime të mëdha të infrastrukturës.
Vdekjet dhe dëmet në këtë qytet i pohoi dhe kryeministri Rexhep Taip Erdoan, që nuk dha megjithatë të dhëna të sakta për fatkeqësinë.
Turqia e ndodhur në një zonë me aktivitet të lartë sizmik, është goditur shpeshherë nga tërmetet. Dy lëkundje të fuqishme toke me magnitudë mbi 7 ballë në vitin 1999 vranë gati 20.000 vetë në pjesën veri-perëndimore të vendit, e cila ka dhe përqendrimin më të madh të popullsisë.
Ky i fundit e kishte epiqendrën 20 km nën sipërfaqen e tokës. Ka shumë të vdekur, citoi BBC kryebashkiakun e Erkisit, që foli për një vazhdë të frikshme shkatërrimesh e kërkoi ndihmë urgjente, duke përmendur sidomos nevojën për ekipe mjekësore.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Buxheti, tjetër shkurtim shpenzimesh
9-mujori: Më pak të ardhura, më pak investime. Mungojnë 7 miliardë lekë
Aleanca kundër importit të plehrave
PS: Votoi 64 përqind e anëtarësisë
Konfindustria publikon raportin 9-mujor