Konfirmimi i Berluskonit: Nuk tërhiqemi nga Afganistani
“Për momentin ndodhemi në një strategji ushtarake të paqartë, por megjithatë nuk mund të tërhiqemi nga Afganistani dhe ta braktisim atë. Dërguam atje 500 trupa shtesë për të siguruar një proces zgjedhor të qetë. Mendoj që këto trupa mund t’i tërheqim sërish prej andej”, deklaroi kryeministri Silvio Berluskoni.
Reagimi i shefit të ekzekutivit italian vjen pas vrasjes së gjashtë trupave italianë në Kabul dhe shtimit të zërave që kërkojnë tërheqjen e ushtarëve të cilët sipas tyre po marrin pjesë në një luftë që nuk i përket Italisë.