Meta: Ftoj opozitën të bëhet pjesë e bashkëpunimit
Meta ka përshëndetur edhe deklaratat e zyrtarëve më të lartë të Bashkimit Evropian. Në konferencën e shkurtër, Meta ka ftuar opozitën që të bashkëpunojë për zgjedhjet e ardhshme, për t’i realizuar sipas standardeve të BE-së.
“Procesi i ardhshëm zgjedhor do të jetë plotësisht me standarde të Bashkimit Evropian. Ftoj opozitën që të bëhet pjesë e këtij procesi”, tha ministri i Jashtëm. Ai ka shprehur bindjen se procesi i liberalizimit të vizave do të mbyllet brenda vitit 2010.
Ndërkohë sot është zhvilluar ceremonia e marrjes së detyrës nga Zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm z.Ilir Meta. Në fillim, z.Lulzim Basha, ish-Ministër i Jashtëm dhe aktualisht Ministër i Brendshëm, pasi falenderoi stafin e shërbimit të jashtëm për bashkëpunimin dhe punën e kryer gjatë kohës që ai ishte ministër, shprehu kënaqësinë e tij që në krye të diplomacisë shqiptare vjen një politikan me përvojë nga më të gjatat dhe që ka mbajtur postin e Kryeministrit si dhe të Zv/Kryeministrit e të Ministrit të Jashtëm.
Ai shprehu bindjen se shërbimi i jashtëm, me lidershipin e z.Meta do të plotësojë shumë mirë synimet dhe mandatin e politikës së jashtme të Qeverisë së Integrimit.