Konfirmohet Presidenti i KE-se Barroso anulon viziten ne Shqiperi
Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso ka anuluar viziten qe kishte parashikuar te zhvillonte ne Shqiperi me 20 maj. Shkak eshte bere situate e tensionuar politike ne Tirane dhe Barroso eshte shprehur se nuk eshte i gatshem te jape mesazhe pozitive per procesin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian pasi qellimi kryesor i vizites ishte per te theksuar mbeshtetjen e Komisionit per perspektiven evropiane.
Nje gje e tille eshte konfirmuar dhe zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto. Nuk ka konfirmim. Kjo eshte nje zgjedhje e Barrosos. Koha e pershtatshme do te jete kur energjite politike do te jene te perkushtuara totalisht per integrimin u shpreh Haxhinasto.
Vizita e presidentit te KE-se ne Shqiperi ishte parashikuar si pjese e vizita dy-ditore pjese e dyte e turneut neper vendet e Ballkanit Perendimor. Sot Barroso i shoqeruar nga Komisioneri per Zgjerim Stefan Fule do te zhvilloje vizite ne Serbi dhe Kosove. Barroso dhe Fule do te japin mesazhe per te inkurajuar keto vende te pershpejtojne perpjekjet per te zbatuar reformat e nevojshme te cilat jane te domosdoshme per perparimin ne rrugen drejt BE-se.