E Enjte, 5 Nëntor 2026

Konfirmohet në detyrë Jonida Kondili, ndihmëse ligjore në “Kushtetuese”

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë Jonida Kondilin, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese.

KPK njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Jonida Kondili, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese.

“Vendimi i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, Alma Faskaj relatore, Pamela Qirko anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve. Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Ky vendim u shpall sot, në datën 23.7.2024”, njofton KPK.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›