E Martë, 3 Nëntor 2026

Konfirmohet prania e mizës së qershisë

Prania e mizës solli dëmtime të shumta në frutin e qershisë vitin e kaluar. Prezenca e këtij dëmtuesi në pemëtore është konfirmuar pas vendosjes së kurtheve të monitorimit në pemëtoret me qershi. Specialisti Ylver Bylykbashi këshillon fermerët të marrin masa për luftimin e tyre në mënyrë që të mos dëmtohet prodhimi i këtij viti.

“Për mizën e qershisë në brezninë e dytë janë kapur në fazat e para të muajit qershor. Për mizën e qershisë kemi dhënë rekomandime me koragen dhe siç e shohim nga monitorimet e vazhdueshme në pemëtore rezulton që nuk kemi prekje”, u shpreh Ylver Bylykbashi, Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, bashkia Devoll.

Sa i takon monitorimit të krimbit të mollës përmes këtyre kurtheve, Bylylbashi thotë se bëhet çdo vit.

“Nga monitorimet e vazhdueshme që janë bërë rezulton se ka pasur një fluks të fluturave të krimbit të mollës dhe ky fluks përkon në datat 20-25 maj”, thotë Ylver Bylykbashi.

Specialistët e bujqësisë bëjnë me dije se prodhimi në pemtoret me mollë e qershi për këtë vit, është i pastër nga gjendja fitosanitare.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›