Ulen rastet e dhunës në Kukës, autoritetet apel viktimave të mos kenë frikë por të denoncojnë

Vetëm 6 raste të dhunës janë raportuar dhe po ndiqen nga shërbimi social Bashkia Kukës nga muaj janar deri në qershor, një shifër në ulje në raport me një vit më parë.
“Jemi në një rënie të rasteve të raportuara të dhunës, këto referuar edhe asaj që ne asistojmë viktimat bashkë me policinë në momentin që denoncojnë dhunën. Nëse vitin e kaluar kemi pasur 26 raste këtë vit jemi në 6 raste deri në këtë periudhë”, tha Lirie Gjana, koordinatore kundër dhunës
Lirie Gjana, koordinatore kundër dhunës në familje referon disa nga arsyet që kanë ndikuar ne uljen e rasteve te referuara.
“Ndryshimet ligjore që janë bërë lidhur me funksionimin e mekanizmave dhe përgjegjësinë që duhet të kenë të gjitha institucionet pjesë e këtij mekanizmi kanë ndikuar pozitivisht”, u shpreh Lirie Gjana .
Gjana thotë se mungesa e rasteve të denoncuara të dhunës në familje nuk shmang mundësinë e rasteve të fshehta të pa denoncuara .
“Duke mos pasur shërbimet e duhura edhe nuk e raportojnë dhunën”, u shpreh Gjana.
Në bashkinë Kukës referuar të dhënave gjatë vitit 2023 janë referuar 26 raste të dhunës , ndërkohë që viktima të dhunës nuk janë vetëm gratë po referohen dhe rastet të tjera mes marrëdhënieve familjare.
/RTSH/