E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfiskohen pasurite e Rezart Tacit

Gjykata ka vendosur sekuestro të pasurive të biznesmenit Rezart Taçi, pas kërkesës së Bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit, e cila ka provuar me fakte para gjykatës se për të realizuar investime në Shqipëri, ka depozituar në nëntor të vitit 2008 në llogarinë e bankës Credins SH.A shumën prej 75 milionë eurosh.

Gjykata ka provuar se shuma e përmendur më sipër është depozituar në bankën Credins në tre këste. Kësti i parë është depozituar në llogari të bankës Credins më datë 18 nëntor 2008, në shumën 30 milionë euro, kësti i dytë eshte depozituar më datë 19 nëntor 2008 në masën 40 milionë euro dhe kësti i fundit më datë 21 nëntor i të njëjtit vit në shumën 5 milionë euro. Pra bëhet fjalë për një total prej 75 milionë eurosh.

Konkretisht vendimi i gjykatës parashikon:

Vendosjen e sekuestros konservative mbi 85% të aksioneve të shoqërisë “ARMO SH.A”, të zotëruara nga shoqëria “AMRA Oil SH.A”;

Vendosjen e sekuestros konservative mbi llogaritë bankare të shoqërisë “AMRA Oil”;

vendsojen e sekuestros konservative mbi llogaritë bankare të shoqërisë “ARMO”;

Vendosjen e sekuestros konservative mbi pasuritë e paluajtshme të shoqërisë “ARMO”;

Vendosjen e sekuestros konservative mbi gjendjen e stokut të kësaj shoqërie deri në përfundim të gjykimit.

Sekuestroja vendoset për një shumë jo më të madhe se 75 milionë euro. Kundër këtij vendimi lejohet ankimimi i veçantë në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›