E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikt fizik në Konsullatën e Kosovës në Berlin

Nuk kanë të ndalur skandalet në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës .

kosambasada500

Këto skandale ndodhin jo vetëm për shkak të përvojës së mangët të diplomatëve ose përfaqësuesve diplomatikë të Kosovës, por edhe për shkak të emërimeve politike të motrave, kunatave, vajzave e familjareve të afërm të ministrave dhe të pushtetarëve të sotëm të Kosovës, shkruan ditorja Bota Sot.

Dihet se motra e deputetes Ganimete Musliu është me shërbim në Berlin, motra e bashkëshortes së ministrit Agim Çeku dhe motra e ministrit Memli Krasniqi po ashtu janë akomoduar në misione diplomatike: e para në Shqipëri e tjera në ndonjë mision tjetër të Kosovës.

Kjo ngjarje ka ndodhur në maj të vitit 2012 në ambientet e Konsullatës në Berlin, në prani të përfaqësuesve të tjerë diplomatikë të Ambasadës e të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Berlin.

Një burim i sigurt i gazetës Bota Sot (emri i njohur për këtë redaksi) ka treguar për rrahjen ndërmjet Fatmire Musliut (motrës së deputetes Ganimete Musliu) e Liridona Zeqirajt, në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Berlin, në prani të Islam Spahiut (këshilltar-ministër i Ambasadës në Berlin) Milazim Vllasaliut (atëkohë konsull në Berlin, e sot në konsullatën e Kosovës në Frankfurt) e Hamdi Reçicës (zv. konsull në Berlin).

Ndërkohë që Liridona Zeqiraj ishte duke përpunuar dokumentet e një pale, nga Ambasada e cila atë kohe ndodhej në katin e gjashtë, zbret në Konsullatë e cila ndodhej në katin e tretë, Fatmire Musliu, dhe kërkon nga Liridona Zeqiraj që një i njohshëm i Fatmire Musliut të hyjë pa radhë dhe të marrë pasaportën.

Liridona Zeqiraj kundërshton duke thënë që nuk i takon Fatmire Musliut të shpërndajë pasaporta pa dijen e konsullit. Grindja verbale eskalon në fyerje të rënda të ndërsjella rreth moralit dhe karakterit të kundërshtares: Konsulli Vllasaliu, i cili në zyrën e tij e dëgjon këtë grindje, ndërhyn për ta qetësuar situatën. Fatmire Musliu e humbet komplet kontrollin, i vërsulet Liridona Zeqirajt dhe fillon ta gjuajë në fytyrë me shuplaka dhe grushte dhe ta tërheqë për flokësh. Përleshja lë gjurmë të dukshme fizike te të dy diplomatet e Kosovës në Berlin.

Vetëm falë ndërhyrjes fizike të Hamdi Reçicës, i cili është i ri me moshë dhe i fortë, arrin të ndahen me force Fatmire Musliu dhe Liridona Zeqiraj, thotë burimi i ditores

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›