Irak, 14 të vrarë nga sulmet me bomba
Të paktën 14 persona kanë humbur jetën nga sulmet me bomba në Bagdad.
Tre makina me bomba dhe një bombë në anë të rrugës kanë shpërthyer të enjten në tre zona të ndryshme të kryeqytetit irakian.
Dy nga shpërthimet kanë pasur në shënjestër lagjet shiite, ndërsa tjetri një zonë të përzier.
Sulmet ndodhën një ditë pasi kryeministri Nuri al-Maliki është zotuar se forcat irakiane të sigurisë do të vazhdojnë të godasin militantët, në përpjekje për të ndaluar sulmet vdekjeprurëse që kanë përfshirë vendin.
Mbi 3,000 persona kanë humbur jetën në sulmet e këtij viti në Irak.