Konflikt i armatosur në Tiranë, plagoset pronari i një lavazhi dhe 1 kalimtar
Një konflikt me armë ka lënë si bilanc dy të plagosur. Ngjarja është regjistruar paraditen e sotme në afërsi të një lavazhi në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës, ku është plagosur me armë zjarri pronari i një lavazhi, Xhevahir Bajraktari.
Ndërkaq nga të shtënat me armë është plagosur edhe një kalimtar i rastit që nuk kishte fare lidhje me ngjarjen.
Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit të krimit.