Konflikt me armë në Durrës, dy persona qëllojnë në ajër me automatik, tre të arrestuar

Pesë persona u konfliktuan me njëri-tjetrin me sende të forta dhe armë zjarri në Durrës.
Gjatë konfliktit, sipas policisë, dy prej tyre, Hamdi Llana dhe Klajdi Senko qëlluan me kallashnikov në ajër.
Ndërhyrja në kohë e policisë, shmangu përshkallëzimin e mëtejshëm të përplasjes mes tyre.
Efektivët arrestuan Gentian Zenelin, Jolanda Beqirin dhe Spiro Shoren, ndërsa dy personat që qëlluan me armë u larguan me shpejtesi pasi panë policinë. Nderkohe vijojne hetimet për të zbardhur shkakun e konfliktit.
/vizionplus.tv