E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikt për punimet e rrugës në Vlorë, 35-vjeçari qëllon me armë në ajër dhe i vë flakën kamionçinës

Një konflikt i ndodhur në fshatin Panaja të Vlorës ka përfunduar me të shtëna në ajër dhe djegien e një automjeti, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi E. A., 35 vjeç, banues në Panaja, është konfliktuar për motive të dobëta me punonjësit e një subjekti privat që po kryente punime për shtrimin e rrugës së fshatit.

Pas konfliktit, ai dyshohet se ka qëlluar në ajër me një armë gjahu, duke kanosur punonjësit, dhe më pas i ka vënë zjarrin një automjeti tip kamionçinë në pronësi të kompanisë që po kryente punimet.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 35-vjeçarit në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë ndërhyrjes është sekuestruar edhe arma e gjahut që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes, në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›