E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfliktet mes te rinjve kerkohen police ne shkolla

Drejtoret e shkollave te mesme ne Tirane kerkojne te kene serish ne ambientet arsimore pranine e uniformave blu. Sipas tyre kjo do te sillte reduktimin e rasteve problematike ne shkolla te cilat kohet e fundit jane shtuar.

Raste problematike ka. Une mendoj qe ka nevoje shkolla per ato qe ka pasur deri para nje viti nje polic i cili i takonte shkolles. Polici vertete nuk ka te drejte te hyje ne shkolle por per problemet te cilat kalojne masen e asaj normales qe mbulojme ne pra qofte dhe prania e shtetit tha Luljeta Basha drejtoreshe e gjimnazit Partizani.

Shtimin e rasteve problematike e konfirmojne edhe piskologet qe jane vendosur prej disa vitesh ne ambientet arsimore. Ata thone se nga dite ne dite nxenesit qe kane probleme nga me te ndryshmet nga ato familjare e deri tek droga apo alkooli kerkojne keshillim.

Problemet me te medha vijne ne bazen e familjes. Shume raste te identifikuara eshte dhe dhuna ne familje apo dhe neglizhimi i femijes. Kjo eshte problematike qe kam hasur me shume. Do theksoja gjithashtu dhe konsumimi i lendeve narkotike hashashi do te thosha qe eshte nje nga drogat me te konsumuara nga adoleshentet alkooli etj thotw psikologia Ornela Belba. Rastet e nxenesve problematike shpesh ne gjimnazet e Tiranes kane perfunduar edhe me perdorim dhune apo dhe te armeve duke rrezikuar edhe jeten e personave perreth.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›