E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urbanet invalidet apel bashkise Mos te hiqet udhetimi falas

Mosnjohja e librezave apo vertetimeve per te udhetuar falas nepermjet urbaneve ne Tirane ka shkaktuar shqetesim tek personat me aftesi te kufizuar. Kryetari i keshillit qe perfaqeson kete kategori numri i te cileve zyrtarisht shkon deri ne 100 mije ne mbare vendin shprehet se shoqata e transportit urban nuk duhet ti penalizoje keta persona pasi ata gezojne nje status nderkohe qe ligji parashikon qe udhetimi te jete falas eshe pse tashme jane private.

Ne personat me aftesi te kufizuar nuk mund dhe nuk do te tolerojme ne menyre me absolute qe njerezit tane te zbriten nga autobuzi por do ta bejme problem te sistemit gjyqesor te vendit dhe atij nderkombetar tha Sinan Tafaj kryetar i keshillit kombetar per personat me aftesi te kufizuar.

Ata i drejtohen bashkise se Tiranes qe te zgjidhe mosmarreveshjet pasi eshte organi qe ka nenshkruar nje kontrate dhe jep licensa. Bashkia e Tiranes duhet te marr te gjitha masat per te zbatuar kete kontrate qe eshte nenshkruar tha ai.

Aktualisht qe nga berja publik e vendimit nga shoqata e Transportit urban ne Tirane ende nuk ka nje zgjidhje cka do te thote se te gjithe qytetareve si dhe personave me aftesi te kufizuar ju mbetet edhe nje dite kohe per te levizuar me abone apo te udhetojne falas.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›