E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti Rusi-Ukrainë, Trump: Është lufta e Bidenit, jam këtu për të parë nëse mund ta ndaloj

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një postim në platformën “Truth Social” e përshkroi sot luftën në Ukrainë si “qesharake”, duke përsëritur se nuk është përgjegjësi e tij.

Ai deklaroi se, vetëm në korrik, u vranë pothuajse 20,000 ushtarë rusë, ndërsa humbjet totale të Rusisë që nga fillimi i vitit arrijnë në 112,500.

Në të njëjtën kohë, sipas të dhënave që ai citon, Ukraina ka humbur afërsisht 8,000 ushtarë që nga 1 janari, pa llogaritur të zhdukurit.

“Kjo është një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë”, thekson Trump, duke shtuar: “Kjo është lufta e Bidenit , jo e ‘Trump. Jam këtu vetëm për të parë nëse mund ta ndaloj!”

Qëndrimi i tij bie ndesh me premtimet e tij të fushatës. Në vitin 2023, Trump tha vazhdimisht se mund ta përfundonte luftën “brenda 24 orëve” nga marrja e detyrës, pa dhënë detaje se si.

Në fakt, në gusht 2024, në një fjalim gjatë një konference të Gardës Kombëtare, ai shkoi një hap më tej, duke pretenduar se “para se të shkoj në Zyrën Ovale, do ta kem zgjidhur luftën e tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës”./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›