E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti Spanje- Marok Zapatero takon mbretin Muhameti VI

Kryeministri spanjoll Hoze Luis Zapatero takon ne Nju Jork mbretin e Marokut Muhameti i 6-te ne perpjekje per ti dhene fund mosmarreveshjeve ne lidhje me ceshtjet e emigracionit. Konfliket mes dy vendeve mbi emigrantet dhe perkatesine e territoreve te caktuara kane qene te njepasnjeshme aq sa kane shkaktuar edhe probleme ne perpjekjet europiane per te luftuar terrorizmin dhe emigracionin e paligjshem.

Ishte nje takim pozitiv. Mund te them se marredheniet me vendin fqinj Marokun te cilat kane nje rendesi strategjike per Spanjen jane ne nje moment mjaft te mire dhe qeveria jone do te vazhdoje punen per ruajten e stabilitetit dhe sigurise se te dy vendeve tha Zapatero.

Konflikti mes Spanjes dhe Marokut e pati zanafillen ne dy incidente qe pasuan njeri- tjetrin. I pari lidhej me pretendimin se 17 marokene jane rrahur per nje periudhe 3- javore nga policia spanjolle ne territorin e Melila-s nje prej dy enklavave spanjolle qe Rabat pretendon se i perket ndersa incidenti i dyte lidhet me pretendimet e Marokut se policia spanjolle braktisi tete emigrante te semure pasi nderpreu perpjekjet e tyre per te hyre ne Spanje.

Perkatesia e territoreve te Melila-s Ceuta-s dhe ishullit Perejil ka shkaktuar gjithmone ulje-ngritje ne marredheniet e Spanjes me Marokun.

Prej vitit 2002 shume vende te BE i kane bere thirrje Rabatit zyrtar te luftoje militantet islamike trafikun e kanabisit dhe te rrise mbikqyrjen kufitare me qellim nderprerjen e emigracionit te paligjshem drejt Spanjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›