E Shtunë, 31 Tetor 2026

Objektivat e mijevjecarit takim i grave me te fuqishme ne bote

Ndersa ne pallatin e qelqte ne Nju Jork celi punimet samiti 3 ditor mbi sfidat e mijevjecarit disa nga grate me te fuqishme te botes u mblodhen per te marre pjese ne evenimentin e pervitshem Darka e rendesishme per grate. Ne drejtimin e mbretereshes Rania te Jordanise Wendi Murdok dhe Indra Nooi mbi 200 gra u takuan per te diskutuar gjithashtu mbi menyrat e realizimit te sfidave te mijevjecarit.

Cdo vit gjate darkes trajtohet nje teme e vecante dhe tema e perzgjedhur per kete vit ishte ajo e Edukimit te vajzave. Wendi Murdok bashkeshortja e manjatit te medias Rupert Murdok tha se ajo shfrytezoi edukimin e saj per tu larguar nga Kina. Nderkohe shefja ekzekutive e Pepsit Indra Nooi shprehu shqetesimin e saj per per uljen e varferise ndersa shtoi se gjate 2010 arritjet kane qene te pakta.

Gjate darkes u bene publike edhe dy iniciativa te reja Fondi per edukim i mbretereshes Rania dhe fushata e Fondit te Kombeve te Bashkuara Girl Up.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›