E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti, e plagos kusheriri me thike

Nje 24-vjecar, banor i fshatit Zhilivode, eshte plagosur me thike nga kusheriri i tij ne te njejtin vendbanim. Policia tha dje se ngjarja ndodhi ne oren 11:00 ne vendin e quajtur "Lugu i thelle" ne Zhilivode te Vushtrrise. Pas ngjarjes, i demtuari u dergua ne spital, kurse kusheriri i tij 20-vjecar perfundoi ne pranga. Hetimi nxori se per krimin ishte perdorur nje thike, me te cilen i riu theri kusheririn ne krah. Viktima eshte derguar ne spitalin e Prishtines ku ndodhet jashte rrezikut per jeten. Policia tha se po heton shkaqet e incidentit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›