"Ftesa e NATO-s, fitorja me e madhe shqiptare"
Eksperti i njohur shqiptaro-amerikan, Nikolla Pano, e quan anetaresimin e Shqiperise ne NATO, zhvillimin me te rendesishem diplomatik per vendin ne periudhen pas komuniste. Prof. Pano, historian ne Universitetin e Ilinoit Perendimor, tha dje ne nje interviste per Zerin e Amerikes se ky zhvillim i hap Shqiperise rrugen per anetaresim me te shpejte ne Bashkimin Evropian. Po ashtu e rrit prestigjin e saj, kontribuon ne qendrueshmerine e rajonit, por sherben edhe si nxitje per te vazhduar bashkepunimin politik dhe reformat.
Prof. Pano, NATO-ja vendosi t'u beje ftesa per anetaresim Shqiperise dhe Kroacise. Cili eshte komenti juaj?
Pa dyshim qe kjo eshte nje ngjarje shume e rendesishme, per sa u takon marredhenieve nderkombetare te Shqiperise. Ne fakt, do te thosha qe eshte zhvillimi me i rendesishem diplomatik deri tani, ne historine e Shqiperise, ne periudhen pas komunizmit. Nga kendveshtrimi im, kjo shenon nje hap tjeter te madh ne procesin e transformimit te Shqiperise nga vendi me i izoluar ne Evrope dhe ndoshta nder nje nga vendet me jodemokratike ne Evrope, tek anetaresimi ne nje organizate nderkombetare, anetare te se ciles jane praktikisht te gjitha vendet e Evropes, si edhe Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja. Sigurisht qe ky eshte fundi i izolimit te Shqiperise dhe fillimi i anetaresimit te saj te plote ne komunitetin nderkombetar. Dhe ky zhvillim, mendoj se gjithashtu eshte nje shenje e mire edhe per perpjekjet e Shqiperise per te realizuar anetaresimin ne Bashkimin Evropian. Fakti qe aleanca e pa te arsyeshme qe te vleresoje perparimin e Shqiperise per plotesimin e kritereve te kesaj organizate (NATO-s), sigurisht qe do te jete nje argument me shume ne favor te Shqiperise per anetaresim te shpejte ne Bashkimin Evropian.
Cfare te mirash konkrete do te sjelle anetaresimi per popullin shqiptar?
Para se gjithash, nen ombrellen e NATO-s, Shqiperia fiton nje shkalle sigurie dhe mendoj se kjo eshte e rendesishme duke pasur parasysh tensionet qe duket se po shfaqen ne marredheniet mes Evropes Perendimore dhe Rusise, lidhur me Kosoven, mbi interesin e Shteteve te Bashkuara per ngritjen e sistemit te mbrojtjes nga raketat ne Poloni dhe Republiken Ceke, si edhe disa ceshtje ekonomike. Mendoj se me faktin qe Rusia po nderhyn ne ceshtjen e Kosoves, dhe qe Shqiperia natyrisht eshte nje perkrahese e forte e Kosoves, rritja e sigurise do t'i sherbeje shume popullit shqiptar. Se dyti, sic thashe me pare, anetaresimi ne NATO permireson shanset e Shqiperise per anetaresim ne BE, gje qe sigurisht do te sillte shume te mira per popullin shqiptar. Per me teper, me rritjen e prestigjit nderkombetar te Shqiperise, anetaresimi ne NATO eshte tregues i perparimit ne forcimin e sistemit ligjor, eshte vleresim i luftes kunder trafikut te droges dhe atij njerezor, le te kuptohet se ka me shume qendrueshmeri te brendshme dhe kjo besoj se do te krijoje brenda vendit kushte qe do ta benin ate me terheqes per me shume investime nderkombetare dhe sigurisht qe kjo do te rriste mireqenien e Shqiperise. Pra, do te kete disa perfitime praktike nga anetaresimi i Shqiperise ne NATO.
Duket se ky vendimi u mor edhe per arsye strategjike. Cfare mendoni se do te thote per aleancen qe te kete ne gjirin e saj vende si Shqiperia dhe Kroacia?
Para se gjithash mendoj se me anetaresimin e vendeve si Kroacia dhe Shqiperia dhe me pas pa dyshim me vende te tjera, kompletohet rrjeti i vendeve te NATO-s. Me pranimin e Kroacise dhe Shqiperise, mendoj se NATO-ja do te jete ne gjendje qe te ushtroje me shume ndikim per probleme qe mund te shfaqen ne Ballkan dhe qe shqetesojne vendet anetare. Mendoj se fakti qe Shqiperia ka qene nje anetare e pergjegjshme e komunitetit nderkombetar, per ceshtje te tilla si ajo e Kosoves, e permireson edhe me shume imazhin e Shqiperise ne syte e vendeve te NATO-s dhe ky faktor e rrit edhe me shume besimin e ketyre vendeve per sa i takon Shqiperise dhe mendoj se kjo eshte e vertete edhe per Kroacine. Keshtu qe vendet e NATO-s do te kene disa perfitime, por edhe do te luajne nje rol vezhgues per ruajtjen e qendrueshmerise ne Ballkan.
Standardet per anetaresimin ne NATO dhe ne te ardhmen edhe ne Bashkimin Evropian, kane sherbyer edhe si presion ndaj klases politike shqiptare per rezultate. Me anetaresimin ne NATO, cilat jane mjetet qe do te sherbejne per ta bere klasen politike shqiptare te bashkepunoje duke pasur parasysh edhe zhvillimet dhe tensionet e fundit politike ne vend?
Se pari, fakti qe shqiptaret ia arriten qellimit per t'u anetaresuar ne NATO, nenvizon rendesine e bashkepunimit midis partive, jo vetem atyre te medha, por edhe me te vogla. Pati nje unanimitet midis te gjitha forcave politike shqiptare se anetaresimi ne NATO ishte nje objektiv qe e donin te gjithe dhe kjo u arrit. Ky synim ishte shtysa per ndermarrjen e disa reformave. Jane bere perparime ne reformen ne drejtesi, ne reformen zgjedhore, por duhet punuar dhe me shume. Ne qofte se lufta politike, korrupsioni masiv do te vazhdoje, ne qofte se do te vazhdoje ky rivalitet shkaterrimtar qe ka helmuar sistemin politik ne Shqiperi, hyrja e vendit ne Bashkimin Evropian do te vonohet. Anetaresimi ne NATO nuk do te thote qe procesi i reformave ne Shqiperi ka perfunduar. Shqiptaret duhet t'i ritheksojne perpjekjet e tyre, te mbrojne te drejtat e njeriut dhe hartojne ligje te drejta te inkurajojne investimet e huaja te rendesishme. Te gjitha keto sfida mbeten dhe mendoj se keto duhet te jene nje frymezim per klasen politike ne Shqiperi per te vazhduar kete perpjekje ne drejtim te bashkepunimit. Pa keto, shpresa per investime me te medha qe i sjellin Shqiperise me shume zhvillim, shpresa qe prestigji nderkombetar i Shqiperise qe eshte rritur si pasoje e fteses per anetaresim ne NATO, te gjitha do te mbeten ne vend dhe per kete arsye, bashkepunimi qe mundesoi anetaresimin ne NATO duhet te vazhdoje dhe reformat ne vend duhet te jene reale, te prekshme dhe konstruktive. Desha te theksoj dicka: Eshte merita e te gjithe drejtuesve shqiptare qe nga Aleksander Meksi, Fatos Nano, Pandeli Majko, Ilir Meta dhe Sali Berisha, te cilet si kryeministra kane qene teper te rendesishem per arritjen e anetaresimit ne NATO. Te njejtat merita kane edhe presidentet qe nga Sali Berisha, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi. Mendoj se kjo menyre bashkepunimi i ka sjelle fryte Shqiperise dhe politikat konstruktive duhet te vazhdoje edhe ne te ardhmen.