Konflikti izrealito-palestinez Berisha Roli i SHBA-ve i pazevendesueshem

Kryeministri Sali Berisha zgjodhi mbledhjen e grupit kuvendor demokrat
për të shpjeguar votën e Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të
OKB-së për të abstenuar vendimin për pranimin e Palestinës si vend
vëzhgues në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
"Shqipëria e mbështet plotësisht zgjidhjen e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës. Ne besojmë se kjo çështje, ndoshta më kompleksja dhe më e vështira në planet nuk mund të zgjidhet duke anashkaluar SHBA-të. Roli i SHBA-ve në zgjidhjen e këtij problemi është i pazëvendësueshëm", u shpreh Berisha, duke theksuar se si Palestina, vend të cilin Shqipëria e ka njohur, ashtu edhe Izraeli, janë dy vende mike.
Ndërkoha vota e Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka acaruar sipas mediave turke marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Tiranës zyrtare, E përditshmja prestigjoze turke, “Hurriyet” zbardh dialogun e Kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan, me homologun e tij shqiptar, Sali Berisha, sipas të cilit ai ka kërcënuar Tiranën se nëse nuk votohet pro Palestinës mund të prishen marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Turqi. Qeveria shqiptare ka qenë në një presion të madh në lidhje me votën e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për sa i përket dhënies së statusit të vendit të vëzhguesit në këtë organizatë. Prapaskenat dhe presionet zbulohen nga gazetat prestigjoze të vendeve të cilat kanë qenë të interesuara në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë zhvillim të ndodhur në datë 29 nëntorit në selinë e OKB-së në Nju Jork. Gazeta prestigjioze turke “Hurriyet” në një shkrim të sajin të botuar dje, flet për negociatat që Kryeministri i këtij vendi, Rexhep Taip Erdogan, ka bërë me Kryeministrin Berisha, duke i kërkuar këtij të fundit që të votonte pro statusit të Palestinës. Në shkrim theksohet në mënyrë të qartë se kjo kërkesë është kushtëzuar nga Erdogan me cenimin e marrëdhënieve të konsideruara shumë të mira mes dy vendeve. Nga ana tjetër, presion i madh Shqipërisë për të votuar kundër duket se i është bërë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli, të cilët e kanë kundërshtuar me forcë vendimin e OKB-së. Votën e Shqipërisë e ka komentuar dje dhe gazeta prestigjioze “Jerusalem Post”, e cila e ka evidentuar Shqipërinë si vend mysliman, por që ka mbajtur një qëndrim abstenues ndaj kësaj çështjeje. E vendosur përmes kësaj trysnie të madhe të ardhur nga vende të rëndësishme aleate, Shqipëria ka qenë e detyruar të abstenojë, por dhe ky qëndrim neutral, duket se do të shoqërohet me pasoja.