Konflikti me Izraelin-Ministri i Jashtëm iranian: Teherani mbështet bisedimet me Evropën

Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi ka deklaruar se Irani mbështet bisedimet e mëtejshme me Francën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë — të njohura si E3 — dhe Bashkimin Evropian.
Duke folur para gazetarëve pas takimit në Gjenevë se Irani është i gatshëm të marrë në konsideratë diplomacinë.
“Ne mbështesim vazhdimin e diskutimin me E3 dhe BE, si dhe shprehim gatishmërinë tonë për tu takuar përsëri në të ardhmen e afërt. Irani është i gatshëm të marrë në konsideratë diplomacinë dhe pasi agresioni të ndalet, agresori të mbahet përgjegjës për krimet e kryera”, tha Araghchi para mediave, duke shtuar se ai e bëri të qartë se aftësitë mbrojtëse të Iranit ishin “jo të negociueshme. ”
Takimi i sotëm mes vendeve dhe ministrit të Jashtëm të Iranit në Gjenevë erdhi pas përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit dhe teksa presidenti i SHBA-së Donald Trump po peshon vendimin e tij nëse do t’i bashkohet sulmeve kundër Teheranit, duke i dhënë këtij të fundit 2 javë kohë.
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Lindjen e Mesme Steve Witkoff dhe Araghchi kishin folur me telefon disa herë që kur Izraeli filloi sulmet e tij ndaj Iranit më 13 qershor në një përpjekje për të gjetur një zgjidhje diplomatike të krizës, kanë theksuar për ‘Reuters’ tre diplomatë.
Qëllimi i takimit është që palët të bien dakord për një kornizë për të rifilluar monitorimin e programit bërthamor të Iranit, por me monitoruesit ndërkombëtarë që u jepet akses i papenguar në objektet bërthamore.
Një çështje tjetër në tryezë është nëse Irani do të ishte i gatshëm të merrte angazhimin për të shkurtuar rezervat e tij të raketave balistike.
Kriza mbi programin bërthamor të Iranit shpërtheu pasi Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), i njohur gjithashtu si “marrëveshja bërthamore e Iranit”, në vitin 2018.
/rtsh.al/