E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti mes Koreve SHBA aeroplanmbajtese ne rajon

Tensionet mbeten ende te larta ne gadishullin Korean por tani ne brigjet e tij do te jete dhe nje aeroplanmbajtese amerikane. Pas sulmit me granata kunder Korese se Jugut SHBA i ka siguruar mbeshtetje partnerit te saj te ngushte. Presidenti i SHBA-se Barack Obama dhe homologu i tij koreanojugor Lee Myung Bak rane dakord per manovra te perbashketa te forcave te armatosura. Manovra e pare sipas njoftimeve nga Seuli do te zhvillohet diten e diele.

Nderkohe aeroplanmbajteseja George Uashington qe tranporton 75 avione luftarake e ka nje ekuipazh prej 6 mije vetesh eshte nisur drejt Detit te Verdhe nga baza ushtarake amerikane Yokosuka ne jug te Tokyo. Ne te njejten kohe Obama i beri thirrje shteteve aziatike te jene te bashkuar ne qendrimin ndaj Korese se Veriut. Te gjitha vendet e rajonit duhet ta kene te qarte se vendi komunist eshte nje rrezik serioz dhe i vazhdueshem tha Obama per kanalin amerikan ABC.

Jane te shumta vendet nder te cilat dhe Japonia dhe Australia qe i bene thirrje qeverise kineze te shfrytezoje ndikimin e saj ndaj udheheqjes ne Penjan. Nje dite me pare forcat e armatosura koreanoveriore qelluan nje numer te madh granatash mbi ishullin Yeonpyeong. Si pasoje u vrane dy ushtare koreanojugore shume ushtare te tjere dhe civile u plagosen. Nje numer i madh shtepish u dogjen. Analistet thone se me teper se thirrje per lufte sulmi i Penianit ishte nje perpjekje per te afirmuar vendin e Korese ne marrdheniet nderkombetare ne nje kohe kur dinastia komuniste pason pushtetin.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›