E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zelande e re asnje te mbijetuar ne miniere

Shperthimi i dyte ne minieren e Zelandes se Re shuan shpresat per gjetjen e te mbijetuarve te tjere. Pas nje shperthimi te ri ne minieren e qymyrit prane qytetit Greymouth ne Zelanden e Re autoritetet thone se nuk ka me asnje mundesi qe nuk ka me asnje shprese per shpetimin e 29 minatoreve te bllokuar atje. Askush nuk mund ti kete mbijetuar ketij shperthimi deklaroi nje zedhenes i policise.

I gjithe vendi eshte ne zi deklaroi kryeministri John Key. Eshte nje tragjedi kombetare. Zelanda e re eshte nje shtet i vogel nje shtet ne te cilin ruajme me kujdes njeri-tjetrin ndaj humbja e gjithe ketyre vellezerve na prek te gjithve shtoi ai ndersa permallet me indinjaten e familjareve. Sipas tyre forcat e shpetimit duhet te hynin menjehere ne miniere pa pritur akumulimin e gazrave e shperthimin e dyte. Forcat e shpetimit tani do te perpiqen te nxjerin nga galerite e shembura trupat e viktimave.

Minatoret mbeten te bllokuar pas nje shperthimi te premten e kaluar. Forcat e shpetimit deri tani nuk mund te futeshin ne minieren Pike River Mine per shkak te perqendrimit te larte te gazit te metanit. Te marten pesoi defekt edhe nje robot special qe mund te kryente kontrolle nen toke.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›