E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti në Facebook, 13-vjeçarja plagos me thikë 18-vjeçaren

Gazeta Shqip

Një konflikt banal në rrjetin social Facebook ka qenë shkaku i një plagosjeje me thikë mes dy adoleshentesh në Tepelenë. Sipas policisë, 13-vjeçarja me inicialet A.L, nxënëse në klasën e tetë, ka plagosur me një thikë në bark 18-vjeçaren Anxhela Rreçka, nxënëse në vit të tretë të shkollës së mesme.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën që lidh shkollën 9-vjeçare me atë të mesme të qytetit të Tepelenës dhe mësohet se shkak i grindjes është bërë një konflikt banal i nisur mes dy vajzave në Facebook, ku vajzat kanë shkëmbyer sharje dhe ofendime karshi njëra-tjetrës.

18-vjeçarja e plagosur është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, 13-vjeçarja është shoqëruar në komisariat, ku për shkak të moshës së mitur është marrë në pyetje në praninë e një psikologeje. Mësohet se vajza jetonte me gjyshen pasi prindërit e saj ishin divorcuar.

23 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Konflikti në Facebook, 13-vjeçarja plagos me thikë 18-vjeçaren burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›