Konflikti për Detin e Kinës Jugore, Ven paralajmëron Obamën

Në komentet, që qartazi iu drejtuan SHBA-ve, kryeministri kinez Ven Xhiabao tha se konfliktet duhet të zgjidhen nga “shtetet sovrane përkatëse”. Kryeministri kinez foli në një samit rajonal në Bali, samit në të cilin merr pjesë edhe Presidenti amerikan, Barak Obama.
Por, shtetet e tjera të përfshira në konfliktin për këtë det, kërkojnë që çështja të trajtohet edhe në këtë forum. Kjo ide mbështetet edhe nga Presidenti Obama.
Deti i Kinës së Jugut është tepër i rëndësishëm për vetë faktin se në të kalojnë shumë anije mallrash dhe se është i pasur me rezerva të mëdha nafte e gazi.
Kina pretendon një pjesë të madhe të këtij deti, duke cekur interesat direkte të Vietnamit, Malajzisë, Filipineve, Tajvanit dhe Bruneit.
Sjellja gjithnjë e më e vendosur e Kinës për të marrë pjesën e pretenduar, gjatë muajve të fundit, ka vënë në alarm shtetet e saj fqinje./Start/F. Prroni/
2011-11-18 16:24