Vrau 23-vjeçaren, arrestohet i dyshuari

Shtetasi Mirjan Dedja, 28 vjeç, i dënuar më parë për Armëmbajtje dhe Krime kundër Jetës dhe Shëndetit, dyshohet se ka qëllur me armë zjarri në pjesën e qafës, 23 vjeçaren Agnesia Thomai, ndërsa punonte si kameriere në një lokal afër universitetit "Aleksandër Xhuvani" në qytetin e Elbasanit.
Autori i dyshuar me preçedentë të mëparshëm penalë dhe me rrezikshmëri të theksuar kriminale, u kap në Rrugën "Luigj Gurakuqi" në Tiranë, në ambjentet e një banese të marrë me qera prej tij.
Pas marrjes së informacionit mbi vendndodhjen e tij, u morën masat e nevojshme dhe u bë ndërhyrja, duke finalizuar me prangosjen e tij. Ndërkohë, që Gjykata e Elbasanit kishte vendosur masën e sigurisë në mungesë “arrest me burg” për shtetasin Mirjan Dedja.
Shtetasi do të dërgohet në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme dhe për dërgimin e tij më pas në vendin e vuajtjes së dënimit./Start/
2011-11-19 15:02