Konflikti për shtëpitë, 9 banorëvazhdojnë grevën, 2 në spital
Të tjera rreth shkrimit Policët privatë tallen me femrat Nga dje pasdite në grevë urie
TIRANE - Njëmbëdhjetë banorë kanë kaluar natën e parë në grevë urie, pasi u nxorrën me dhunë nga banesat e tyre në rrugën "Margarita Tutulani" pranë shkollës "Petro Ninit".
Zyra e Përmbarimit liroi banesën pasi do ia jepte pronarit, i cili kishte fituar procesin gjyqësor. Sot në mëngjes nga greva dolën një grua 37 vjeçe dhe një burrë rreth 60 vjeç pasi patën luhatje tensioni. Dy grevistët janë dërguar në urgjencën e QSUT-së. Aktualisht në grevë urie janë 9 persona, 4 gra dhe 5 meshkuj
PSE NISI GREVA E URISE
Për më shumë se 48 orë, kanë kaluar në rrugë të madhe. Kanë kërkuar ndihmë nga shteti për një strehë, por askush nuk u është përgjigjigjur. Të nxjerrë në rrugë, forcërisht e nën krismat e armëve, nga banesa që në të gjitha dokumentet figuron pronë e tyre, bashkë me truallin, banorët e 13 familjeve nuk kanë gjetur rrugë tjetër veçse grevës së urisë.
Greva e banorëve ka nisur rreth orës 17.00, të pasdites së djeshme (25 prill) në pjesën e pasme të pallatit trekatësh, aty ku kishin lënë plaçkat e nxjerra nga shtëpitë. Nga 4 banorë të cilët e nisën dje pasdite grevën e urisë, në shenjë revolte, si dhe e vetmja zgjidhje e gjetur prej tyre për t’i ndihmuar dikush dje në mbrëmje ishin 15 vetë. Ata kërkojnë vetëm strehë. I bëjnë thirrje shtetit të ndërhyjë “meqë shtëpitë jua morën gjykatat e korruptuara, pasi atij që ia dhanë pronësinë, nuk është pronari i vërtetë”.
“Greva fillimisht nisi me 4 persona, ndërsa në mbrëmje ata ishin 15. Policia private ndodhet këtu, uniformat blu të komisariatit 2 janë të pozicionuar këtë zonë”- raportonte mbrëmë rreth orës 23:00 Arsen Rusta nga rruga “Margarita Tutulani”.
"Familja ime ka 72 vjet që jeton këtu. Nuk kam ku të shkoj më mirë të vdes. “- thotë një grua. “Gjallë në botë nuk dal” thotë një burrë, i cili si mban dot lotët. ”Unë kam lindur këtu dhe ju betohem se mund të vdes këtu. “ Ndërkohë, në mbrëmje, pranë grevistëve ka shkuar dhe deputeti socialist, Saimir Tahiri, i cili iu ka deklaruar banorëve, se shteti duhet t’i ndihmojë dhe jo t’i lërë në mëshirë të fatit.
BANORET KERKOJNE NDIHME
“Nuk kërkojmë asgjë veç një shtëpie. Edhe pse na nxorrën pa të drejtë nga këtu, pasi është prona jonë, të na sigurojë nga nje strehë, nga një apartament”, ka thënë një grua, e cila ishte në grupin e parë të grevistëve të urisë. “Ne jashtë se jashtë kemi fjetur dy netët e para, kështu do vazhdojmë të flemë, jashtë dhe pa ngrënë, derisa të vendoset drejtësi”, ka thënë një tjetër greviste, duke thënë, se nuk do lejonin t’ua vidhnin shtëpitë. Të pranishëm për të mbështetur grevën e tyre, kanë qenë dy komisionerë të Avokatit të Popullit.
Gratë e burrat të vendosur për të mbrojtur banesat e tyre në këtë mënyrë, kanë deklaruar se nuk do të dalin gjallë nga greva, pa fituar të drejtën e tyre. “I bëj apel shtetit, Avokatit të Popullit, ambasadorit amerikan, ambasadve të akredituar në Shqipëri, të na ndihmojë, se jemi në rrugë të madhe. Unë jam me dy fëmijë, me një burrë të sëmurë, ku të shkoj? Më mirë të vdes këtu”, shprehet mes lotëve Mirela.
Banorët kanë vijuar grevën, ndërsa po tentohet të nxirren jashtë nga policia. Sipas gazetarit që ndodhej në vendngjarje, policia private dhe policia e shtetit po tentojnë të mos lejojnë banorët të qëndrojnë në grevë. Ndërsa banorët në grevë kanë mbyllur derën e një rrethimi me hekura, nga pjesa e pasme e godinës dhe nuk lejojnë askënd të futet aty, veç banorëve të tjerë që i bashkangjiten grevës.
Ndërsa një tjetër problem duket se u ka dalë dje familjeve greviste, të cilët u nxorrën me forcë nga banesa. Dy zonja nga Berati janë shfaqur dje teksa me dokumentacion tregojnë, se ato janë pronaret e vërteteta të objektit. “Une jam e bija Jakup Shalsit. Na ktheni pronat, kemi dokumentat. Kam letrat nga babai. Na ka vrarë Enveri, mos na vrisni dhe njëherë”, thanë gratë, ndërsa personi që i nxorri me përmbarim 16 familjet, është një tjetër berats, me mbiemër Çala.
(sg/shqiptarja.com)