Vijon greva e banorëve që u nxorën jashtë nga Përmbarimi, 4 të moshuar në spital
TIRANE - 14 familjet që u nxorën jashtë banesave nga Përmbarimi, në rrugën "Margarita Tutulani" në kryeqytet, vijojnë edhe sot grevën e urisë. Aktualisht mësohet se grevën po e vazhdojnë 9 banorë, pasi 4 të moshuar janë detyruar ta ndërpresin atë për shkak të problemeve shëndetësore. Katër të moshuarit, mbi 60 vjeç, kanë shfaqur probleme me tensionin dhe zemrën dhe janë dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Të gjendur të një situatë të pashpresë, këto familje kanë parë si rrugëzgjidhje të vetme aktin ekstrem të grevës së urisë. Mësohet se grevën e urisë e nisën 13 persona, të cilët u ngujuan në pjesën që shërbente si verandë banese. Ardian Pojani, një prej familjarëve deklaroi për "Neës 24", se ata do të qëndrojnë në këtë grevë derisa të gjendet e drejta e tyre.
Banorët kanë deklaruar se kërkojnë ndërhyrjen e shtetit në këtë situatë, sepse shumë prej tyre nuk kanë ku të strehohen, pasi nuk kanë vendbanime. Madje, situata është bërë edhe më problematikë në momentin që godinës i kanë dalë dje pronare të reja, dy vajzat e Jakup Shalsit të sapokthyera nga Italia, të cilat pretendojnë pronësinë mbi godinën krahas një tjetër pretendenti, që u shfaq para banorëve pak ditë më parë, në nisje të konfliktit.
Me kalimin e orëve banorët e irrituar dhe të lodhur kanë kërkuar mbërritjen e ambasadorit të SHBA, Aleksandër Arvizu, për t'i parashtruar problemin e tyre. Duket sikur shpresat u kanë sosur ndaj këmbëngulin ndërhyrjen edhe të ambasadorit, pasi sipas tyre, nuk kanë ku të fusin kokën.
Mes një situate të tensionuar dhe të dhunshme, përmbaruesi privat ka nxjerrë disa ditë më parë jashtë një godine rreth 14 familje, të cilat nuk kanë pranuar për asnjë moment që të braktisin banesat e tyre. Por, situata është paraqitur tepër e dhunshme, pas konfliktit mes banorëve dhe përmbaruesit privat, gjë që u pasua me katër persona të lënduar. Për këtë situatë ka reaguar edhe Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve gjyqësorë privatë, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve, institucioneve shtetërore e private dhe forcave politike që të mos pengojnë zbatimin e vendimeve gjyqësore. Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë u kërkon forcave politike që të mos ndërhyjnë në zbatimin e vendimeve të gjyqësorit për arsye elektorale.
(er.nu/BalkanWeb)