Konflikti per token, 2 fshatra ne gjak
Fatos Salliu
Nje banor i fshatit Urake, ne rrethin e Librazhdit, eshte sulmuar tri dite me pare me mjete te forta, pas nje konflikti per pronesine e tokes. Policia tha se eshte ndaluar Pajtim Collari, nga fshati Rajce, ndersa Dhimiter Tocka ka marre mjekimin ne spitalin e Librazhdit. Sipas mjekut ligjor, Liman Menalla, viktima ka pesuar demtime te renda ne trup. Konflikti ndermjet dy banoreve te fshatrave fqinje eshte ne vazhden e problemeve te vjetra ndermjet fshatrave te Urakes dhe Rajces ne Perrenjas te Librazhdit. Banoret e ketyre fshatrave thone se nuk guxojne te shkojne ne are, pasi sulmohen nga kundershtaret.