Shqiperi-Maqedoni, pa viza
Pas pak javesh, shqiptaret jo vetem qe nuk do te kene pengesa per te hyre ne Maqedoni, por nuk do te paguajne as taksen prej 10 eurosh, qe paguajne aktualisht ne kufi. Diplomacia shqiptare, ne bashkepunim me palen maqedonase, arriti dje te hartojne nje marreveshje te re per regjimin e vizave mes dy vendeve. Ministria e Puneve te Jashtme, me ane te nje deklarate per shtyp, njoftoi dje se negociatat e zhvilluara ne datat 4 dhe 5 shkurt, perfunduan me sukses, duke arritur qe jo vetem lenien ne fuqi te regjimit aktual te vizave, por edhe premisa te qarta per liberalizimin e levizjes mes dy vendeve.