Kosove-Serbi, kapen 10 kg heroine ne merdare

Ne vendkalimin kufitar Kosove-Serbi, ne Merdare, ne nje veture me targa te Austrise, jane zbuluar 10 kilograme droge, qe dyshohet te jete e llojit heroine.
Ne veture udhetonin dy shtetas austriake, nje mashkull dhe nje femer, te cilet Dogana e Serbise i ka dorezuar te organet e policise serbe.
Sic ben te ditur gazeta “Politika”, qe iu referohet burimeve policore serbe, vetura me te cilen udhetonin austriaket dhe brenda se ciles jane gjetur 26 paketime te droges me peshe prej rreth 400 grame, vinte nga Prishtina.