Kongo/ Gërmojnë me duar për të shpëtuar minatorët e bllokuar në minierën e arit

Pas shiut të dendur, një tragjedi u parandalua në një minierë ari të shembur në Kongo.
Nëntë minatorë u shpëtuan nga rrënojat pasi në mungesë të pajisjeve të sigurisë, burrat gërmuan me duar dheun me qëllim ti ndihmonin minatorët të dilnin.
Mungesa e procedurave të sigurisë dhe pajisjeve të duhura janë faktorë që shpesh fajësohen për problemet në minierat lokale.
Incidente të tilla konsiderohen mjaft të zakonshme në provincën e Kivu-së Jugore, e cila është e mbushur me vende minierash joformale, shpesh të rrezikshme, raporton BBC.
/rtsh.al/