Kongolezi Sasha Delain i jep lamtumiren Partizanit
Kongolezi Sasa Delain i ka thene dje lamtumire Partizanit, por jo vetem kaq. Ai eshte larguar nga Shqiperia, per te mos u kthyer me, te pakten sic sqaron ai vete nepermjet telefonit, nga Gjermania, ku ka mberritur ne mesdite. "Nuk kisha se per cfare te vazhdoja me", ka thene Delain, i cili duket se eshte merzitur shume nga "aventura" e tij me Partizanin."Ka shume arsye, duke nisur qe nga largesia me familjen e duke perfunduar me anen financiare, ne te cilen klubi i kuq nuk eshte treguar korrekt me mua", -ka thene ai.