Ishaka kerkon 50 mije euro per te Partizani
Mesfushori nigerian, Abdulla Ishaka, eshte nje nga kandidaturat me te forta per te veshur fanellen e Partizanit per sezonin tjeter. Keshtu, futbollisti "levizes" i krahut te djathte, i cili ka luajtur me te kuqte vetem ne dy ndeshjet e Intertotos, eshte kthyer ne lojtarin e huaj me te pelqyer te Staroves, i cili ka kerkuar te kete sherbimin e tij edhe per sezonin e ri.Jane plot 50 mije euro qe futbollisti i kerkon per te qene pjese e te kuqve deri ne fund te sezonit qe do te vije, madje, perfshire ketu edhe kompeticionet europiane. Nje kerkese kjo qe, nga sa mesohet, pritet t'i plotesohet nga klubi.