E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongoli Jam perlyer ne denimin e kolegut ne 81. Nuk mund te jem i lare

U bene disa muaj qe eshte botuar autobiografia Iluzione ne sirtar. Pothuajse roman per vetveten e Fatos Kongolit Toena 2010. Shkrimtari tani jeton pjesen me te madhe te vitit ne Nju Jork e cmbetet ne Tirane. Vala e diskutimit mbi kete rrefim te Kongolit per veten ka rene e tani ai po e prezanton vete vepren kur e ftojne qofte ne Universitet te Elbasanit se fundi e qofte ne Muzeun Kombetar si dje ne Tirane.

Libri i tij ka ngjallur reagime pro dhe kunder per rrefimin e nje episodi nga me te veshtiret e jetes se tij ne vitin 1981 ai deshmon ne gjyq ndaj ish kolegut Hysenli Dume ne Shtepine Botuese Naim Frafsheri i cili u denua me 8 vjet burg. shte nje periudhe e zymte politike per vendin po aq edhe per autorin. I ati ishte perjashtuar nga Partia.
Ashtu si ne gjithe romanet e tij ku elementet autobiografike jane te gjithepranishme edhe episodi ne fjale eshte nderthurur te Kufoma.

Ne intervisten per Shekullin po i japim lexuesit qe nuk e ka marre akoma ne dore kete liber rrefimin e Fatos Kongolit per dobesine dhe brengen njerezore per nje pisllek nga i cili ai thote nuk del dot i lare.

Zoti Kongoli ju nuk e keni mohuar ndonjehere qe romanet tuaja kane pothuajse te gjithe lende autobiografike. E megjithate ishte e nevojshme te shkruanit nje autobiografi ku te shpjegonit gjeresisht origjinen e letersise suaj
Ky liber shpjegon ate qe kam shkruar deri me sot si e shoh une kete krijimtari qysh kur kam shkruar librin e pare ne periudhen e realizmit socialist deri tek romani Bolero qe mbyll periudhen e dyte te krijimtarise sime qe fillon me romanin I humburi i shkruar ne fillim te vitit 1990 dhe i botuar me 1992.

Deri me 2008 jane tete romane qe tek ne quhen epoka e tranzicionit. Prandaj edhe mund te quhem zakonisht shkrimtar i tranzicionit. Mendoj qe pas ketij libri te hyj ne nje hapesire tjeter letrare.

Ndiheni ne ato ujera
Po. Ky ka qene synimi i librit te vendos rregull ne ate qe kam shkruar. Tani per mua fillon nje periudhe e trete.
A jane librat e mi autobiografike eshte pyetja me e shpeshte qe me bejne. Iluzione ne sirtar eshte nje liber kryesisht per ata qe i kane lexuar librat e mi.

Por vemendjen e ka terhequr episodi i jetes suaj i vitit 1981 kur ju punonit ne shtepine botuese shteterore. Te jetoje ne rrethanat e kontrollit dhe te survejimit shteteror jane te qarte njerezit sot per kete aspekt te se kaluares

Meqe njerezit fokusohen pikerisht ne kete episod te jetes sime e them edhe njehere se une e kam shkruar ate si nje detyrim ndaj vetes ne radhe te pare mbas kaq vitesh si nje brenge shume e madhe e jetes per ate qe ndodhi.

Nuk kam qejf te bej komente. Mbi te gjitha nuk kam menduar qe duke bere kete rrefim per te cilin nuk me detyroi askush te me jape ndokush ndonje dekorate. shte thjesht nje rrefim i jetes sime. Kete mund ta interpretoje kushdo si te doje vete.

Iluzione ne sirtar eshte liber shume i gjere. Aty ka shume personazhe reale. Kur e kam shkruar kete liber e kam ditur qe te gjithe keta personazhe jane gjalle dhe nuk i jam trembur faktit qe ndokush mund te mos i gjente me vend ato qe kam shkruar. Deri tani nuk ka dale kush te me thote qe genjen.

Nuk me ka shkuar mendja kurre qe kujtimet e mia te botohen 100 vjet pasi te jene shkruar. Mua kjo kuraje nuk me ka munguar.
Ne fund te fundit per disa mijera lexues qe kam ne Shqiperi - jam i sigurt qe i kam disa mijera lexues - e kane me te qarte pse i kam shkruar ato libra.

Ka jo pak njerez qe mendojne se kjo qe keni bere do i vleje diskutimit tek ne per te kaluaren.
Nuk e kam shkruar kete liber per tiu treguar te tjereve cduhet te bejne e nuk duhet te bejne. Kjo eshte nje brenge personale.

Ka te tjere qe kane te njejten brenge.
Besoj se ka dhe ka shume varet sa e ndjen ai per ta rrefyer nje brenge te tille dhe kjo varet nga shume rrethana. Meraku im ka qene qe te jem sa me i sakte ne dhenien e gjerave sepse jane gjera qe i perkasin nje te kaluare te mos kem lajthitje.

shte shkruar vetem ne baze te kujteses
Vetem me kujtesen time.

Si e kane pritur ish koleget e Naim Frasherit
Ish kolegeve te shtepise botuese iu ka pelqyer libri. Por ne shtyp eshte perdorur edhe nje gjuhe shume agresive ndaj meje do te thosha e turpshme poshteruese sepse manipulon theniet e mia i shkeput nga konteksti. Kane qene momente shume te veshtira per mua edhe keto. Ashtu sic do te kishte edhe shkrime qe e lexonin ndryshe kete liber.

Tani keni nisur ta prezantoni librin. Duket tju kete cliruar.

Jo. shte dicka shume e cuditshme. Relavitisht nuk clirohet njeriu nga disa brenga sepse jane gjera qe nuk kthehen me. Demi qe eshte bere nuk ndreqet. shte bere ai dem. Keshtu qe kete brenge pavaresisht se sa ka qene pjesa ime une sidoqofte u perlyeva ne ate pisllek qe u be. Edhe pse e bera gjestin qe duhej te behej ajo eshte dicka shpirterore nuk mund te jem i qete nuk jam i lare.

Nuk eshte kaq e thjeshte te pakten jo ne rastin tim. Ndryshe une nuk do ta kisha bere fare kete. Kam qetesine qe thashe te verteten time e verteta qe duhet besuar. Sepse ne realitet ndodhnin gjera nga me te cuditshmet. Fillojne te tjeret dhe bejne historine tende sic kishte bere dikush.

Domethene ta bejne te tjeret portretin. Une nuk kam dashur te beje portretin tim kam dashur te bej nje rrefim. Edhe ketu jam gjithmone brenda natyres sime brenda personazheve te mi. Kam bere ate qe bejne personazhet e mi jam rrefyer.

Po te lexosh librat e mi dhe po te lexosh Iluzionet une kam qe nga 1991 e ketej qe sbej gje tjeter vetem rrefehem. Tani qe bera kete kam menduar qe eshte nje faze tjeter e tere.

Do nderroni melodi
Te shikojme. Besoj qe do ta kem te veshtire qe pas ketij libri te shkruaj vertet.

Po pse eshte nevoja per te shkruar ndryshe fare ka ndodhur
Une e respektoj lexuesin shume dhe e kam edhe shume frike. Kur them lexuesin nuk kam parasysh nje lexues konkret. Kam parasysh qofte edhe lexuesin virtual. Lexuesi i sotem ka kontakte te jashtezakonshme ka mundesi te zgjedhe e nese ti nuk i thua dicka te re ose hesht ose thuaj dicka me te mire se heshtja.

Pra eshte ajo kerkesa e perhershme e nje autori qe mundesisht te mos perserise veten. Por kjo eshte dicka shume metafizike. Si do dalesh para lexuesit me L te madhe kur ky ka njemije variacione per te lexuar gjera me te kendshme

Ka ndikuar distanca per te shkruar Iluzionet
Jo. Une kete liber e kam shkruar ne Amerike. Amerika eshte nje dimension qe une jam fillestar e nuk e njoh.

Ju e ndjeni agresiv mjedisin ketu dhe nuk ju ndikon per mire.
Une pa kete mjedis nuk do shkruaja dot por ne Nju Jork kam kushte te shkruaj qetesisht. Kam mberritur te kjo faze e jetes sime te vij ketu te ngarkohem e te shkarkohem atje.

Keni shkruar nderkohe
Gjerat qe tregohen nuk behen. Ka disa gjera qe nuk tregohen pa u bere. Behen ne erresire si ajo bima qe mbin ne erresire nen toke nen dhe. Sheh gje ne nje fushe qe papritur behet e gjelber e pastaj me grure Fillimisht ti nuk sheh asgje. Mirepo ajo eshte aty brenda. Duhet pritur cfare do dale. Do mbije a sdo mbije fare.

Por duhej te shkruanit kujtimet njehere...
Mbasi mbarova Boleron kisha nje ide ngacmuese per nje roman te ri. U ktheva ne Amerike me idene e romanit te ri. Po gjithnje e me shume ngurroja. Derisa nje dite ne bukur kur u ngrita ne mengjes thashe nuk eshte kjo qe duhet te bej tashti.

Duhet te bej nje bilanc meqe jeta ime hyri ne nje kthese ku pjesen me te madhe te kohes do e kaloj andej nje pjese tjeter ketu. Ika nga jeta ime e perditshme u prish ai rregulli i gjithe jetes. Doja te vija nje rregull plus nevoja ime e perhershme per te rrefyer shume gjera. Vertet romanet e mia jane trillime por jane shume gjera qe jane perjetime te miat.

Gjithmone kam menduar qe njeriu duhet te shkruaj kujtimet e tij mbasi i ka mbyllur te gjitha hesapet. Mirepo qellimi nuk ishte te tregoja kujtime te jetes sime sic behet zakonisht ku njerezit evidentojne veten e vet sa te zote kane qene sa te zgjuar. Doja te vendosja nje rregull ne krijimtarine time dhe te beja nje rrefim vetjak ne funksion te kesaj.

Nje nga personat kryesore qe ju lidh me iluzionet eshte babai juaj Baki Kongoli.
shte drama e tim eti qe ka ndikuar shume tek une. Prandaj une kete liber e kam quajtur Iluzione ne sirtar. Jane iluzionet e tim eti nje artist i shkolluar ne Perendim qe perqafoi idete komuniste ne Itali. Keshtu ma kishte shpjeguar. Kishte dy alternativa per te o komunizmin e Antonio Gramshit o fashizmin e Duces.

Ai ishte alergjik ndaj kemishezinjve edhe si shume intelektuale te kohes perqafoi komunizmin. Shkoi ne lufte doli partizan dhe pati nje fund tragjik. Ai i kishte besuar idealit per te cilin punoi gjithe jeten. Ai mbeti i tille edhe mbasi e denuan dhe e flaken si limon i shtrydhur.

Deri ne fund shume shenja tregojne se ai i besonte atij ideali. Kam nje episod kur une kam pare qe ai shkoi pshurri ne sirtaret e tryezes se punes - sot e kam une ne ate tryeze punoj. Keshtu perfundoi ai njeri qe gjithe jeten ia kushtoi idealit te gabuar.

Iluzione ne sirtar jane edhe zhgenjimet juaj..
Shume i hidhur shume i thelle fill pasi u permbys diktatura ne vitet e para te epokes se demokracise me zhvillimet e kapitalizmit te eger dhe qe i dime ato drama te tmerrshme te tranzicionit qe kaluam e po kalojme sot e kesaj dite.

Dhe librat e mi cfare jane Jane gjendja e deshperuar qe perfundon ne vetevrasje psiqika e rende e personazheve te mi ne nje realitet zhgenjyes. Ato jane shprehje e zhgenjimit te iluzioneve te mia. Mbase mund te kete njerez qe kete zhgenjimin tim mund te mos ma falin. Mund te jene edhe ata qe kane shkruar kunder meje.

E keni cuar neper mend vetevrasjen
Ka pasur momente sigurisht. Ka pasur momente shume te renda te jetes sime. Me se nje here i kam shkuar tangent... Nuk mendoj qe eshte nje zgjidhje. Nganjehere ky eshte edhe egoizem. shte egoizem sepse ti shpeton veten tende po iu le te tjereve trashegim spo themi mungesa po nje vuajtje te tmerrshme.

Atehere rendesi merr vetem akti i te punuarit ne rastin tuaj akti i te krijuarit asgje me pas asgje me perpara.
Ashtu si per Sifizin merr kuptim vetem akti i ngritjes se gurit per mua vetem puna merr kuptim.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›