E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli mesazh urimi presidentes se Kosove

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli shprehu sot urimet me te mira per zgjedhjen e Atifete Jahjaga Presidente e Republikes se Kosoves.

Jam e lumtur qe Kosova ne shenje te larte emancipimi ka sot nje president grua.- shkruan ne mesazhin e saj te urimit Topalli.



Me poshte mesazhi i plote
Ne emrin tim dhe te deputeteve te Kuvendit te Republikes se Shqiperise Ju percjell pershendetjet me te perzemerta dhe urimet me te mira per zgjedhjen tuaj si Presidente e Republikes se Kosoves dhe si e para grua ne kete post te larte dhe te nderuar. Une gjej rastin te pergezoj lideret politike te Kosoves qe treguan pjekuri dhe emancipim per te vene interesat e vendit mbi cdo gje dhe perballuan me sukses kete sfide ne te mire te popullit te Kosoves per te vazhduar reformat dhe perspektiven evropiane te vendit tuaj. Por mbi te gjitha une jam e lumtur qe Kosova ne shenje te larte emancipimi ka sot nje presidente grua Dhe grate dine te bejne me te miren per vendin e tyre. Edhe nje here me lejoni e nderuar znj. Jahjaga tJu bej urimet me te mira ne detyren dhe misionin e Presidentes se Republikes se Kosoves.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›