E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresi, dokumentar për shkeljet në zgjedhje

Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste ka nisur sot punimet me shfaqjen e një dokumentari, i cili publikon të gjitha shkeljet e konstatuara nga PS-ja gjatë procesit zgjedhor të 28 qershorit 2009.
Punimet e Kongresit të cilat nisën rreth orës 11:30, në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, ku mediat janë lejuar vetëm në fjalimin e kryetarit të Asamblesë së PS-së Gramoz Ruçi.
Për rreth 30 minuta dokumentari u përqëndrua në vjedhjen e votës në zgjedhjet e 28 qershorit, sipas PS, ndërsa u denoncua përdorimi i të dënuarëve gjatë fushatës elektorale. Gjithashtu sipas dokumentarit të PS-së në zgjedhjet nuk votuan 250 mijë zgjerdhës, për shkak të mungesës së kartave të identitetit. Dokumentari denoncoi dhe përdorimin e fëmijëve në fushatë dhe mospastrimin e listave nga dublikimet. PS ka denoncuar përmes këtij dokumentari dhe propagandën në disa KZAZ, ushtrimin e presionit në disa qendra votimi, rastet e votimit familjar, etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›