Nis punimet Kongresi i Partisë Socialiste

Ka nisur punimet Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste. Kongresi po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve ku i ka nisur punimet me një dokumentar të përgatitur nga Partia Socialiste për shkeljet që janë bërë në zgjedhjet e 28 qershorit.
Kongresi në punimet e sotme do të administrojë kandidaturat për kryetarin e ri dhe platformat e tyre. Gjithashtu sot Kongresi sot do të vendosë datën për të votuar për kandidatin për kryetar të PS-së me anë të parimit një anëtar një votë.
Gjatë mbledhjes së sotme do të bëhet edhe analiza e humbjes së zgjedhjeve të 28 qershorit dhe do të lexohet edhe raporti nëse PS-ja do t'i njoh ose jo këto zgjedhje. Mbledhja e sotme e Kongresit të PS-së do të zhvillohet me dyer të mbyllura për mediat ndërkohë që ato janë lejuar vetëm kur të lexohet raporti dhe programi i dy kandidatëve për kryetar partie. Ndërkohë pjesa më e madhe e anëtarëve, deputetëve dhe zyrtarëve të vjetër socialistë kanë dalë tashmë kundër Ramës dhe ata deklarojnë se kanë siguruar firmat e duhura për t'i kërkuar Kongresit dhe delegatëve ndryshimet e 10 pikave në statut. Deri më tani tre emrat që do të garojnë për kreun e PS-së janë ai i kreut aktuar Edi Rama, deputetit socialist, Arben Malaj dhe deputetit Maqo Lakrori.