Kongresi i PDK-së, sot takohen Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli

Konventa e VI-të e Partisë Demokratike të Kosovës ka filluar ditën e djeshme dhe në të nuk kanë marrë pjesë disa nga figurat themeluese të kësaj partie.
Përveç Fatmir Limajt dhe Hydajet Hysenit, në Kuvend nuk ishte i pranishëm as Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Jakup Krasniqi.
RTK raporton, se PDK është e interesuar që Krasniqi të jetë pjesë e procesit dhe për këtë arsye ditën e sotme është caktuar një takim në mes të Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit.
Sipas RTK-së Veseli do të mundohet të bindë Krasniqin, që sot të jetë pjesë e kësaj konvente, në të cilën do të zgjidhen organet e reja drejtuese dhe kryetari i partisë.
Krasniqi nëpërmjet një letre ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e këtij Kuvendi ndërkohë që shumë herë ka thënë se Veseli edhe pse është anëtarësuar së voni në këtë parti zyrtarisht, ai edhe më parë ka qenë pjesë e vendimeve të kësaj partie./Indeksonline/