E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresi i PS-së hedh poshtë paketën “Blushi”

Me vetëm 31 mbështetje, paketa është hedhur poshtë nga shumica prej delegatëve të asamblesë. Kjo është goditja e parë, kundër grupimit anti-Rama në Partinë më të madhe në opozitë, e cila me sa duket po “vlon” nga brenda. Gjithashtu, Kongresi ka miratuar rendin e ditës, ndërsa vijon punimet me dyer të mbyllura. Paketa “Blushi” synonte ndryshime në statutin e partisë, ku një ndër pikat ishte edhe largimi i kryetarit nëse humbet zgjedhjet.

Deputeti Marko Bello deklaroi për mediat se paketa synonte shëndoshjen e Partisë Socialiste.  "Propozimi ynë ishte ta fusnin në rend të ditës paketën e ndryshimeve statusore. Delegatët nuk u shprehën kundër por thanë se nuk është momenti. Kongresi humbi një shans, paketa nuk është kundër askujt por i shërben demokratizimit të partisë."- deklaroi
Bello.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›